Të shtëna me armë zjarri në lokal, 2 të vrarë dhe një i plagosur rëndë

zvicer-te-shtena-me-arme

Dy persona janë vrarë dhe një ka mbetur i plagosur rëndë pas të shtënave me armë zjarri në një local në Bazel. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 të së enjtes në lokalin “café 56”.

Autorët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe përkundër një aksioni të gjerë policor ata ende nuk janë kapur.

Rrjedha e ngjarjes, sipas njohurive të deritashme të prokurorisë dhe policisë ka qenë kjo: dy persona, meshkuj kanë hyrë në lokalin e përmendur dhe kanë shtënë disa herë me armë, transmeton albinfo.ch.

Pas aktit të kryer ata janë larguar në drejtim të stacionit Badischer Bahnhof. Në lokal ka pasur edhe njerëz të tjerë, të cilët kanë shpëtuar të palënduar.

Ende nuk është arritur të identifikohen dy të vrarët dhe i plagosuri rëndë. Media shqiptare ndërkohë shkruajnë, duke iu referuar burimeve jozyrtare se bëhet fjalë për shqiptarë, si te viktimat ashtu edhe te dorasit. Ato madje raportojnë për 4 viktima, të gjithë shqiptarë!

Nga ana tjetër, burimet zvicerane, si zyrtarët ashtu dhe mediat nuk japin ndonjë element që të mund të kuptohet përkatësia etnike e palëve të përfshira në konflikt.

Shkruar Nga
More from Revista User

Big Mama ‘braktis’ muzikën e moderimin, bëhet kuzhiniere

Big Mama përveç si këngëtare njihet edhe si femër e cila di...
Read More