‘Teatri’, reagon Meta: Qeveria dhe Bashkia të dëgjojnë shqetësimet e artistëve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në një njoftim për mediat, Meta u bën thirrje Qeverisë dhe Bashkisë që të dëgjojnë shqetësimet e artistëve.

Presidenti bën thirrje për transparencë dhe dialog.

Reagim i Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po ndjek me vëmendje të veçantë dhe në vijimësi shqetësimin e komunitetit të artistëve lidhur me problemin e godinës së Teatrit Kombëtar, të kthyer tashmë në një debat publik.

Presidenti i Republikës organizoi edhe një takim me një përfaqësi të artistëve kohë më parë dhe ka dëgjuar shqetësimet e sugjerimet e tyre për zgjidhjen e kësaj çështjeje të ndjeshme.

Presidenti i Republikës, bën thirrje për transparencë e dialog për këtë çështje dhe i bën apel Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, të dëgjojnë sugjerimet dhe shqetësimet e komunitetit të artistëve e të dialogojnë në dobi të ruajtjes e promovimit të vlerave e trashëgimisë historike, kulturore e kombëtare.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Portreti i rrallë dhe i panjohur më parë i Gjergj Kastriot Skënderbeut

    Studiuesi  dhe profesori I Universitetit të Prishtinës, Jahja Drancolli, ka...
Read More