Tefta shqetësohet për fatin e PS-së: Nuk e mendoj divorcin



tefta xheliliBashkëshortja e Shukri Xhelilit, ish-kryebashkiakut të Dibrës, thotë se do jetë në krah të bashkëshortit të saj deri në vdekje.

Ajo ka mohuar zërat se është në prag divorci me bashkëshortin.

“Asnjëherë nuk e kam menduar të divorcohem nga bashkëshorti. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor, korrekt. Natën e publikimit të videos, këtë ua thashë edhe autoriteteve të Policisë dhe Prokurorisë. Madje Shukes iu drejtova me fjalët:” Ngrije kokën lart, do të më kesh në krah deri në vdekje”. Divorcin me Shuken as e kam menduar. Ne jemi më të bashkuar se kurrë,” thotë Tefta Xhelili për gazetën Panorama.

Nëna e dy djemve, vjehrra e dy nuseve dhe një mbese, thotë se i shoqi i ka kërkuar ndjesë për videon.

“Ai më ka thënë disa herë që e ‘di se të kam vënë në siklet’. Siç e thashë, do të jem në krah të tij”

Tefta e quan këtë një inskenim të turpshëm.

“Duke goditur bashkëshortin tim, persona me pushtet politik, ekonomik dhe ndoshta më tej, synojnë të marrin Bashkinë e Dibrës. Ata nuk kanë për qëllim vetëm të dobësojnë familjen Xhelili, opr edhe të shkallmojnë Partinë Socialiste në Dibër. Mediat që guxuan të merren me një personazh që Dibra e njeh mirë, kanë synimet e tyre dhe me siguri do të shpërblehen”.

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Kënaqësitë e vogla… larg trazirave të mëdha

Lëndohet kur e zhgënjyejnë. Ka ndjerë keqardhje për veten, por dhe për...
Read More