Televizionet/ Përfundon dixhitalizmi tokësor në qarkun e Korçës

Pas qarkut të Beratit, tashmë dhe në atë të Korçës, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përmbyllur me sukses procesin e dixhitalizimit të transmetimeve televizive.

Në të gjithë qendrat administrative të qarkut u fikën transmetimet analoge dhe janë në funksion transmetimet numerike të operatorit publik, RTSH, si dhe të operatorëve privatë kombëtarë: Digitalb, Klan TV, Top-Channel, Vizion+ dhe Adtn.

Qytetarët e Korçës, por dhe vizitorët dhe turistët që e kanë zgjedhur qarkun si destinacion të përkohshëm, tashmë falë infrastrukturës teknologjike të re dixhitale, kanë akses që të ndjekin gjatë gjithë kohës dhe një sërë programesh pa pagesë, të operatorit publik apo atij privat të përzgjedhur.

Konkretisht:

RTSH 1 HD

RTSH 2 HD

RTSH 3 HD

Klan HD

Top-Channel

Klan + HD

Vizion +

TV Korca

TV Lobi

UTV

Report TV

RTSH Shqip

RTSH Muzik

RTSH Kuvend

RTSH Sport HD

RTSH Film

RTSH 24

Top News

Klan Shop

Klan test

Klan Kosova HD

RTK

Kanali 7

BCTV

Në vijim të procesit dixhitalizimit të transmetimeve televizive, AMA është duke bërë përgatitjet e fundit për zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm dhe jetik për publikun në qarkun e Fierit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Përmbytje masive në Peru: 800 qytete shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, 72 të vdekur

Të paktën 72 persona kanë vdekur pas disa ditë të ashpra përmbytjesh...
Read More