Televizioni shtetëror rus: Bota për “një qime” larg luftës nukleare

trump-putin

Shpresat ruse për marrëdhënie të mira me SHBA-të nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump ngadalë po zhduken, ndërsa mediat shtetërore, të cilat kishin festuar fitoren e tij, tash paraqesin qëndrime të kundërta, andaj edhe e kanë shpallur më të frikshëm se sa liderin veri-korean Kim Jong-un.

Vendimi i Trump për sulm raketor ndaj aleatit të Rusisë, Sirisë dhe hedhja e bombës masive në Afganistan, vazhdimi i politikës së Barack Obama sa i përket Krimesë, kanë groposur shpresat ruse për afrimin e Kremlinit me Uashingtonin.Dmitrij Kiseljov, udhëheqës i lajmeve kryesore në kanalin Rossiya 1, ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj Trump. “Bota për “një qime” është më larg luftës nukleare. Lufta mund të shpërthejë si rezultat i konfrontimit të dy personaliteteve: Donald Trump dhe Kim Jong-un.

Të dy janë të rrezikshëm, po kush nuk është tjetër? Trump”, tha Kiseljov. Ai e ka quajtur presidentin amerikan “impulsiv dhe të paparashikueshëm” për dallim nga lideri komunist veri-korean. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov nuk ka dashur të komentojë se sa përputhen qëndrimet e Kiseljov me ato zyrtare të Moskës. “Qëndrimi i tij është i afërt, por jo edhe gjithmonë”, tha Peskov.

Por, fakti se Kiseljovit i është mundësuar hapësirë kaq e lirë për retorikë të ashpër ndaj Trump, gjithsesi është një indikator se sa është i zemëruar Kremlini për shkak se presidenti amerikan nuk ka mbajtur premtimin e tij për marrëdhënie të mira me Moskën. Udhëheqësi i televizionit rus pohon se Kim Jong-un është më pak i frikshëm se sa Trump, pasi është i gatshëm për bisedime, nuk ka sulmuar shtetet tjera dhe nuk ka dërguar marinën detare në brigjet amerikane. “Kim Jong-un është në territorin e tij dhe nuk planifikon të sulmojë askënd”, ka thënë Kiseljov, i cili njëherë kishte deklaruar se Moska mund ta shndërrojë SHBA-të në hi radioaktiv.

Edhe mediat ruse, të cilat janë nën kontrollin e Kremlinit, nuk janë aq entuziaste si më parë sa i përket qëndrimeve të Trump, por duket se Kiseljov ka vendosur standarde anti-Trump, dhe me këtë rast është më i ashpri. Anketat tregojnë se raportimi negativ për Trump ka ndryshuar edhe qëndrimin e popullsisë ruse. Sipas anketës së VtsIOM, të hënën, tregon se përqindja e atyre që shikojnë negativisht Trump është rritur nga shtatë në 39 për qind.

“Sjellja agresive e Trump ka sjellë mos besim dhe qëndrim negativ ndaj Amerikës, ajo të cilën e karakterizon shoqërinë ruse në dy dekadat e fundit. Sulmi raketor amerikan në Siri ishte tush i ftohtë për shumë rusë”, ka thënë Valeri Fedorov, drejtor ekzekutiv i kësaj agjencie të hulumtimit. Zyrtarët rusë thonë se shumë veprime të politikës Trump nuk dallojnë nga politika e Obamës, por pavarësisht kësaj gjërat nuk po zhvillohen ashtu sikurse kishin pritur duke dëgjuar fjalimet parazgjedhore të Trump, politikanët rusë edhe më tej dëshirojnë marrëdhënie të përmirësuara me SHBA-të.

Shkruar Nga
More from Revista User

Victoria Beckham: Nuk do të ketë turne të “Spice Girls”

Përkundër se ishte përfolur për një turne të grupit “Spice Girl” kjo...
Read More