Televizioni shtetëror rus jep udhëzimet: Ja si të përgatiteni për Luftën e Tretë Botërore

Një televizion shtetëror rus ka këshilluar popullsinë se si të përgatiten për Luftën e Tretë Botërore.

Sipas Mirror, kanali nën kontrollin e Kremlinit ka sugjeruar furnizimet ideale për mbijetesë.

Po ashtu, mes këshillave është edhe ajo për të marrë jod me vete për të mbrojtur trupin nga rrezatimi.

Raportimet e Rossiya-24 vijnë mes tensioneve të forta për çështjen e Sirisë.

Disa analistë ushtarakë thonë se jemi në prag të një krize si ajo në Kubë.

Një tjetër këshillë që u jepet banorëve rusë është që të marrin sa më shumë oriz, pasi ruhet më mirë.

Sipas gazetarit, edhe pse rekomandohej, në fakt nuk duhen marrë makarona me vete.

Po ashtu konservat, sidomos ato të peshkut, janë të rekomanduara.

“Ëmbëlsirat thuhet se kanë shumë energji, por mos harroni se ato shkaktojnë shumë etje, dhe uji është shumë i rëndësishëm në këto situata,” tha Alexey Kazakov.

Ai shtoi se në SHBA, paniku është më i madh.

“Pasi është zgjedhur Donald Trump, biznesi i strehave nga bombat është rritur ndjeshëm,” tha gazetari.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Rushen Golemi, kirurgia me shpirt të lirë, tani lutet për ne nga parajsa!

  Rushen Golemi u nda nga jeta dje, në një ditë plot...
Read More