Temperatura ekstreme, bora dhe era e fortë ngrijnë vendin

reshjet-e-debores

I gjithë vendi është përfshirë nga i ftohti siberian, me temperatura disa gradë nën zero. Në kryeqytet temperaturat arrijnë deri në -6 gradë. Prej ditës së djeshme, moti i kthjellët është shoqëruar me erë të fortë.

Në Divjakë, një 83–vjeçar humbi jetën si pasojë e stuhisë së fortë me erë deri në 23 km në orë gjatë natës. Halil Mici, gjeti vdekjen pasi i ka rënë në kokë një degë pishe e thyer. Ai ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij, kur pema është thyer.

Ndërsa në juglindje të vendit, bora zbardhi të gjitha rrugat duke i bërë ato të pakalueshme. Firma mirëmbajtëse nuk mori masa në kohë dhe pati disa aksidente pa pasoja në jetë. Për këtë arsye Prefekti i Korçës, Ardit Konomi, kërkoi ndjekje penale për subjektin që mirëmban rrugën Korçë – Kapshticë.

Në orët e para të mëngjesit, segmentet kryesore u bënë të kalueshme.

Korçë – Ersekë dhe në Qafën e Qarrit qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë, për shkak të shtresave të akullit. Edhe rrugët drejt zonave turistike të Dardhës dhe Voskopojës, në të cilat trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra, qarkullohet vetëm më zinxhirë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Të jesh elegante si Diana Avdiu

Diana Avdiu ka kohë që ka marrë kurorën e misit por që...
Read More