Temperatura rekord në qytetin iranian, fillon të shkrijë asfalti

Një qytet në Iran ka regjistruar temperaturën më të nxehtë që ka goditur ndonjëherë vendin dhe mund te këtë arritur edhe rekordin botëror për temperaturën më ekstreme.

Agjencia meteorologjike franceze postoi në Twitter se në qytetin e Ahvaz temperatura kishte arritur në “53.7 ° C”.

Agjencia tha se temperatura është një “rekord absolutisht i ri dhe i pabesueshëm në Iran” dhe se kjo ishte temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor mbi Azinë kontinentale.

“The Independent” raporton se temperatura në Ahvaz u ngrit edhe më shumë, dukearritur në 54 gradë, rreth orës 5 pasdite.

Sipas medieve ndërkombëtare në qytetet u bë aq nxehtë sa në disa rrugë filloi të shkrinte edhe asfalti, duke tmerruar shumë qytetarë.

Autoritetet paralajmëruar banorët të shmangin lëvizjet në orët e nxehta të drekës.

Nëse agjencia franceze ka të drjetë, atëherë ky shtet i Lindjes së Mesme ka regjistruar temperaturën më të nxehtë të matur ndonjëherë në Tokë në kohët moderne.

Shkruar Nga
More from Revista User

Grabisin banesën nën kërcënimin e armëve në Paskuqan

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *