Tenist apo futbollist? Ivanoviç dhe Schweini presin fëmijën e parë

Bastian Schweinsteiger dhe Ana Ivanoviç presin të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti, që luan aktualisht në MLS-në amerikane me Chicago Fire, por që të gjithë e mbajnë mend si “ish”-in e Bayern Munchen dhe Manchester United.

Pikërisht nga bavarezët ka ardhur edhe urimi i parë për fëmijën e çiftit të ri, fëmijës që do të jetë mes një futbollisti dhe një tenisteje.

Por, ajo që mund të pyesin tashmë fansat e zjarrtë të të dy personaliteteve, njëri gjerman dhe tjetra serbe, është “Çfarë do të bëhet fëmija e parë e tyre, tenist(e) apo futbollist(e)?” .

Shkruar Nga
More from Redaksia

Kejvina Kthella, modelja në superformë shpërndan foto në Instastory

  Kejvina Kthella është një modele që aktivitetin e saj e ka...
Read More