Tension dhe gurë në Rrugën e Kombit, policia u bën pritë protestuesve nga Kosova e Kukësi

Ka nisur protesta tek rruga e kombit. Në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë.  Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Protesta e qytetarëve kundër taksës së vendosur nga qeveria e Edi Ramës që nis nga 5 euro për të kaluar në Rrugën e Kombit, ka detyryar mijëra banorë që të mblidhen në qendër të qytetit të Kukësit në mënyrë të organizuar për t’u nisur drejt tunelit të Kalimashit.

Por policia duket se ka vendosur që të bëjë pritë në rrugën e Kombit protestuesve, sidomos atyre që po vinin nga Kosova. Aktualisht ka tension mes protestuesve dhe policisë.

Protesta është thirrur nga këshilli bashkiak dhe është mbështetur nga shoqëria civile dhe të gjitha bizneset, të cilat kanë mbyllur qepenat e tyre.

Po kështu me qindra shtetas kosovarë janë nisur nga Kosova për t’iu bashkuar protestës.

 



Shkruar Nga
More from Redaksia

Tregon linjat nga plazhi, ja si duket Xhensila Myrtezaj 1 muaj e gjysmë pas lindjes së vajzës…

  Edhe pse Xhensila Myrtezaj ka postuar vazhdimisht foto dhe video të...
Read More