Tension në gjykatë, shfaqet e shqetësuar gjykatësja Ahmeti, jepet vendimi për protestuesit…

Pas një seance të gjatë dhe tensionuar, gjykatësja Alma Ahmetaj dha masën e sigurisë për të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit. Ajo la në fuqi kërkesën e prokurorisë për të lënë në burg 11 persona të arrestuar për protestat.

VENDIMI

“Gjykata e rrethit gjyqësor Kukës, e përbërë nga gjyqtare Alma Ahmetaj, shpall vendimin:

Ahmet Tobli, detyrim paraqitje.

Lulëzim Popa, detyrim paraqitje.

Saimir Trota, detyrim paraqitje.

Lefter Rexhmati, detyrim paraqitje.

Adem Duraku, detyrim paraqitje.

Armand Ademi, detyrim paraqitje.

Ardit Alidini, detyrim paraqitje.

Zenel Matmuja, detyrim paraqitje.

Fatos Harulla, detyrim paraqitje.

Rasim Koloshi, detyrim paraqitje.

Shaban Selmanaj, arrest shtëpiak.

Shemsi Trota, arrest shtëpiak.

Shpëtim Toda, arrest me burg 20-ditor.

Xhevahir Hereni, arrest me burg.

Elton Cengu, arrest me burg.

Florin Onuzi, arrest me burg.

Shkëlqim Vata, arrest me burg.

Xhevahir Gashi, arrest me burg.

Ervis Oruçi, arrest me burg.

Rasim Onuzi, arrest me burg.

Vasil Laçi, arrest me burg.

Abdi Haziraj, arrest me burg.

Edmond Matmuja, arrest me burg.

Seanca maratonë nisi prej orës 09:30.

Të gjithë të pandehurit kanë dhënë pretendimet e tyre lidhur me akuzat e prokurorisë, asnjë prej tyre nuk ka pranuar akuzat duke deklaruar se nuk kanë kryer veprime të dhunshme.

Por nga ana e saj prokuroria ka pretenduar se ka pamje filmike. Për 11 persona prokuroria kërkoi masën ‘arrest me burg’, për pesë të tjerë kërkoi ‘arrest shtëpie’ dhe për shtatë qytetarë u kërkua masa ‘detyrim paraqitje’.

Seanca, e cila u zhvillua pa praninë e mediave, është ndjekur gjatë gjithë kohës nga deputetë të opozitës.

Gjykata e Tiranës komunikoi masën e sigurisë për 23 protestuesit e arrestuar për aktet e dhunës në Rrugën e Kombit.

Gjykata e Kukësit, e kryesuar nga gjyqtarja Alma Ahmeti, e mori vendimin në Tiranë. Vetë Ahmeti reflektonte tensionin e situatës.

Ajo lexoi me shpejtësi vendimin, pa e ngritur kokën dhe u largua. Sidomos e tensionuar ishte ajo kur lexonte vendimet me burg.

Ajo ka vendosur detyrim paraqitje për Ahmet Tobli, Lulzim Popa, Saimir Trota, Lefter Rexhmatin, Adem Durakun dhe Armand Ademin, Ardit Alidini, Zenel Matmuja, Fatos Harulla, Rasim Koloshi.

Arrest shtëpie është vendosur për Shaban Selmanin dhe Shemsi Trotën.

Arrestim me burg për Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja.

Ndërsa për Shpëtim Totën është vendosur arrest me burg për 20 ditë.

 

Pasi gjyqtarja përfundoi leximin e vendimit në sallë janë dëgjuar të thërrasin “Turp! Turp!”.

Edhe jashtë godinës, protestuesit janë irrituar dhe kanë nisur të bërtasin: “Turp, turp”.

Ata thanë se do vijojnë protestat në Tiranë dhe Kukës.

Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.

Familjarët e protestuesve të Kukësit që u njohën me masat e sigurisë kanë deklaruar se do të vijojnë protestat.

Ndërkohë deputeti i opozitës, Edmond Spaho tha se mosbindja civile është e vetmja zgjidhje.

“Më 31 mars bazuar gjoja në prova, dhe provat janë verifikuar nga prokurori në datën 1 prill, më pas janë mbajtur në mënyrë të paligjshme për më shumë se 12 orë, por gjykatësja dha vendimin që i ka kërkuar Edi Rama, i cili pasi ka kapur ekzekutivin, ekonominë, buxhetin e shqiptarëve, pasi kapi dhe prokurorinë, sot kapi dhe gjykatën.

E vetmja zgjidhje për qytetarët shqiptarë është mosbindja civile. Ky regjim i narkotrafikantëve përballet vetëm me qëndresë qytetare. Prandaj i bëj thirrje të gjithë qytetarëve ti bashkohen opozitës, të gjithë atyre që nuk duan stabilitet të krimit të organizuar, por demokraci që sot nuk e gjen në vendin tonë”, tha Spaho.

 

 
 
Shkruar Nga
More from Redaksia Read More