Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë sa vijnë dhe rriten, Greqia nuk tërhiqet

 

Tensionet e Greqisë dhe të Turqisë sa vijnë dhe rriten. Pas arrestimit të ushtarëve grekë nga Turqia dhe lëvizjet e fundit me “provokime” janë përcjellë me interes edhe nga palët e tjera.

Një gjykatë greke ka hedhur poshtë një kërkesë ekstradimi të kërkuar nga gjykata  turke. Kjo kërkesë ishte për një grua, e cila  ishte midis nëntë militantëve të dyshuar turq të arrestuar në Athinë, pak para vizitës së presidentit Erdogan vinin e kaluar në Greqi.

Kolegji tre-anëtarësh i gjyqtarëve vendosi të mërkurën se  ekstradimi i saj  në  Turqi mund të ketë pasoja të rënda për jetën e saj.

Gjykatësit gjithashtu vendosën se disa nga vepra për të cilat ajo po kërkohet, si pjesëmarrja në protesta dhe banderola, nuk përbëjnë ndonjë krim.

Të nëntë  protestuesit u arrestuan në dhjetor për lidhje të dyshuara me një front nacionalist, të cilin Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë një organizatë terroriste.

Kujtojmë se përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë  kanë histori të hershme, pasi  pretendimet territoriale janë dhe konsiderohet si një mollë sherri me palëve.

Presidenti Erdogan i ka treguar cakun shtetit e Greqisë, por kjo e fundit nuk ka qëndruar duarkryq me pretendimin se  ajo nuk kërkon më shumë sesa i takon.

Shkruar Nga
More from Redaksia

‘Dosja Habilaj’, Elona Gjebrea: Nuk jam thirrur në Prokurori

Deputetja socialiste, Elona Gjebrea tha se nuk është thirrur në Prokurori për...
Read More