Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit: Fotot që tregojnë realitetin



Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në pikën më të lartë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Si për të ilustruar këtë situatë, vijnë këto foto nga Britania.

Një anije luftarake ruse kaloi shumë pranë brigjeve angleze.

Fregata Yaroslav Mudry, e gjatë 129 metra, iu afrua shumë ujërave britanike, si një test i radhës për aftësinë ushtarake perëndimore.

Menjëherë pranë saj u afrua anija luftarake britanike HMS St. Albans.

Ajo e shoqëroi anijen ruse gjatë gjithë kohës.

Ky tension vjen në kohën kur marrëdhëniet mes Britanisë dhe Rusië kanë ngrirë.

Kjo për shkak të rastit të ish-agjentit Sergei Skripal, i helmuar së bashku me të bijën në tokë britanike.

brit1brit2brit3brit4
 
loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i javës, 30 prill deri 6 maj

    Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë....
Read More