Tensioni i protestës: Xhafaj ndjek situatën nga zyra, ku ndodhet Basha? Berisha policëve, “Mos kini asnjë merak…”

Palët janë vendosur përballë njëra-tjetrës tek Ministria e Brendshme.

Protestuesit dhe policia po bëjnë një luftë ‘nervash’ mes tyre.

Koha e nxehtë dhe shtyrjet kanë bërë që një person të humbasë ndjenjat.

Një autoambulancë ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë personin e sëmurë.

Ndërkohë që qindra protestues ishin mbledhur para Ministrisë së Brendshme, ka pasur edhe disa incidente me forcat e rendit.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur nje komunikim me efektivë të policisë, të vendosur në ruajtje të rendit dhe sigurisë gjatë protestës së opozitës.

Ai u është drejtuar me disa fjalë atyre, mes të tjerash edhe duke i siguruar të jenë të qetë e të mos kenë merak se asgjë nuk do të ndodhë.

Si pasoje e këtyre përplasjeve, një mbështetës i opozitës humbi ndjenjat dhe menjëherë i ka ardhur në ndihmë Bardh Spahia me profesion doktor.

Simpatizani i PD fatmirësisht e kaloi problemin shëndetësor pas pak minutash ndihmë nga deputeti i opozites.

Forcat e policisë së Tiranës, RENEA dhe FNSH-ja kanë rrethuar zonën para Ministrisë së Brendshme ku ndodhen protestuesit.

Ndërkohë Vizion Plus raporton se ministri Xhafaj po i ndjek të gjitha zhvillimet nga zyra e tij.

Duhet përmendur se kryetari i PD-së, Lulzim Basha nuk është parë t’i bashkohet grupit të protestuesve.

As kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ndodhet para ministrisë së Brendshme.

Pas momenteve të tëra tension përpara Ministrisë së Brendshme, aty kanë mbërritur disa deputetë.

Megjithatë ata nuk e kanë ulur tensionin e krijuar.

Më pas u raportua se drejt protestuesve është nisur vetë kryetari i PD.

Sipas një njoftimi, qëllimi i tij është që të tërheqë protestuesit.

Dhe vërtetë, Basha po i tërheq protestuesit drej selisë së Partisë Demokratike.

Raportohet se policët kanë goditur dhe përgjakur kryeredaktorin e Rilindjes Demokratike.

Fotoja është bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha.

‘Narkobanditet me uniforme pergjakin protesten e opozites, godasin kryeredaktorin e gazetes Rilindja Demokratike, Bledi Kasmi! Sb’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Image

Shkruar Nga
More from Redaksia

Fruti që pastron trupin nga toksinat dhe ju ndihmon të humbisni peshë

Prej sa kohësh nuk detoksifikoni trupin tuaj? Dëshironi të humbni disa kile...
Read More