Tensioni i ulët i gjakut, kur duhet të shqetësohemi, shenjat

Tensioni i ulët që nuk shkakton shenja apo simptoma të lehta nuk ka nevojë për trajtim. Përmirësimi në këto raste mund të arrihet duke ndjekur këshilla të thjeshta; si dieta me më shumë kripë në ushqim, konsumimi i sa më shumë lëngjeve gjatë ditës, shmangia e medikamenteve që çojnë në rënie të presionit arterial. Nëse hipotensioni shoqërohet me shenja klinike trajtimi është i lidhur ngushtë me trajtimin e shkakut që ka gjeneruar këtë hipotension

Jemi mësuar të kemi kujdes veçanërisht ndaj presionit të lartë të gjakut, teksa neglizhojmë presionin e ulët ose hipotensionin, i cili po ashtu mund të jetë i rrezikshëm. Edhe pse presioni i lartë i gjakut është pa dyshim më i rrezikshëm për shëndetin, është mirë që njerëzit të tregojnë kujdes edhe ndaj presionit të ulët të gjakut. Rënia e presionit arterial mund të ndodhë te kushdo, që nga moshat shumë të reja e deri te të moshuarit mbi 65 vjeç, po kështu edhe gjatë gjendjeve të veçantë, sikurse është shtatzënia, por që pas lindjes normalizohet. Në një intervistë për “Mapo”, dr. Manjola Liko, mjeke kardiologe, në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, shpjegon se në shumë raste hipotensioni mund të përmirësohet pa ndonjë trajtim. Por, në qoftë se ndodh vazhdimisht, shkaku themelor duhet të hetohet nga një mjek, për të ndërhyrë dhe vendosur trajtimin e duhur, pasi sinjale që përçon trupi ynë tregojnë për një sërë problemesh shëndetësore.

Si mund ta kuptojmë që po vuajmë nga tensioni i ulët i gjakut?

Hipotensioni përkufizohet si rënia e tensionit arterial nën 90 me 60 mmHg, por duhet theksuar se përtej gjuhës së shifrave hipotensioni arterial konsiderohet një rënie e presionit arterial me 20 mmHg ose më shumë, i cili shkakton simptoma klinike si marrje mendsh, errësim të pamjes, mungesë përqendrimi, nauze, këputje apo të fikët.

Kush janë më të rrezikuar për të patur tension të ulët, dhe lidhet kjo me ndonjë gjendje të veçantë?

Rënia e presionit arterial mund të ndodhë te kushdo dhe shpesh varen nga mosha, si p.sh. moshat shumë të reja bëjnë hipotension nervor, por edhe moshat mbi 65 vjeç shpesh bëjnë hipotension postprandial apo hipotension ortostatik. Një rast i veçuar fiziologjik është shtatzënia që mund të shoqërohet me rënie të presionit arterial që shkon drejt normalizimit pas lindjes.

Cilat janë shkaqet kryesore dhe ku duhet të tregojmë kujdes?

Ndër shkaqet patologjike që çojnë në hipotension janë mungesa e vitaminave, anemia, dehidrimi, gjakrrjedhja, infeksionet severe, reaksionet alergjike dhe sëmundjet kronike kardiake si ataku kardiak problemet valvulare, bradikardia e thellë dhe insuficienca kardiake. Një numër i madh medikamentesh shoqërohen me hipotension si p.sh. diuretikët, alfabllokuesit, b-bllokuesit dhe antidepresivët. Duke u nisur nga shkaktarët dhe faktorët predispozues, hipotensioni mund të ndahet në disa kategori. Së pari, hipotensioni ortostatik apo pozicional, ky është rasti kur individi paraqet rënie të presionit arterial kur ngrihet nga pozicioni ulur apo shtrirë. Normalisht graviteti në pozicionin drejtqëndrim bën që gjaku të grumbullohet më tepër në ansitë e poshtme, por duke u aktivizuar mekanizma kompensatorë si rritja e frekuencës kardiake apo vazokonstriksioni vazal bëhet e mundur që të sigurohet një perfuzionim normal i trurit me gjak. Personat me hipotension ortostatik, këto mekanizma kompensatorë i kanë të dëmtuar. Së dyti, hipotensioni postprandial është shfaqja e hipotensionit pas marrjes së ushqimit, është sidomos e shpeshtë te moshat e treta. Pas ushqimit rritet perfuzioni me gjak në traktin tretës, rritja e frekuencës kardiake dhe vazokonstruksioni arterial janë dy mekanizma kompensatorë që normalizojnë presionin arterial, dështimi i këtyre mekanizmave sjell djersitje të shtuar dhe ndjenjën e të fikëtit. Hipotensioni postprandial është më i shpeshtë te njerëzit me presion të lartë apo me sëmundje nervore si morbus Parkison. Së treti, hipotensioni nervor ndodh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë, kryesisht tek moshat e reja dhe fëmijët. Shkak mendohet të jetë një komunikim i keq midis zemrës dhe trurit që sjell një rënie të presionit të gjakut mbas qëndrimit gjatë në këmbë. Së katërti, dëmtimet e sistemit nervor, nga dëmtimi i sistemit nervor autonom. Ky është një çrregullim i rrallë por progresiv i njohur si Shy-Drager sindromë. Kjo sindromë karakterizohet me hipotension në drejtqëndrim dhe hipertension kur trupi përkulet përpara.

Atëherë si mund të diagnostikohet?

Diagnoza e hipotensionit ka si qëllim në vetvete të gjejmë një shkak të mundshëm të hipotensionit. Analizat e gjakut orientojnë për vlerat e sheqerit në gjak dhe aneminë, si shkaqe të mundshme të rënies arteriale të gjakut. EKG ose holter timi 24 h për të përjashtuar probleme ishemike të gjakut, probleme me ritmin kardiak apo probleme strukturale të zemrës. Ekokardiograma përjashton problemet valvulare apo insuficiencën kardiake si shkaqe të mundshme të hipotensionit. Stres, testi është një ekzaminim mjaft i vlefshëm për diagnozën e ishemisë miokardiale. Manovra VALSALVA shikon si ndryshon frekuenca kardiake dhe presioni arterial pas një sërë ciklesh të frymëmarrjes së thellë. Tilt, testi është një ekzaminim që bëhet në një shtrat që lëviz nga pozicioni horizontal në pozicionin drejtqëndrim dhe shihet si reagon presioni i gjakut me ndryshimin e pozicionit të trupit.

Cilat do të ishin trajtimet e rekomanduara dhe këshillat mjekësore?

Hipotensioni që nuk shkakton shenja apo simptoma të lehta nuk ka nevojë për trajtim. Përmirësimi në këto raste mund të arrihet duke ndjekur këshilla të thjeshta; si dieta me më shumë kripë në ushqim, konsumimi i sa më shumë lëngjeve gjatë ditës, shmangia e medikamenteve që çojnë në rënie të presionit arterial. Nëse hipotensioni shoqërohet me shenja klinike trajtimi është i lidhur ngushtë me trajtimin e shkakut që ka gjeneruar këtë hipotension.

 

Hipotensioni, ja çfarë e shkakton

-Ndër shkaqet patologjike që çojnë në hipotension janë mungesa e vitaminave, anemia, dehidrimi, gjakrrjedhja, infeksionet severe, reaksionet alergjike dhe sëmundjet kronike kardiake, si ataku kardiak problemet valvulare, bradikardia e thellë dhe insuficienca kardiake.

-Një numër i madh medikamentesh shoqërohen me hipotension si p.sh. diuretikët, alfabllokuesit, b-bllokuesit dhe antidepresivët.

-Duke u nisur nga shkaktarët dhe faktorët predispozues, hipotensioni mund të ndahet në disa kategori. Së pari, hipotensioni ortostatik apo pozicional, ky është rasti kur individi paraqet rënie të presionit arterial kur ngrihet nga pozicioni ulur apo shtrirë. Normalisht graviteti në pozicionin drejtqëndrim bën që gjaku të grumbullohet më tepër në ansitë e poshtme, por duke u aktivizuar mekanizma kompensatorë si rritja e frekuencës kardiake apo vazokonstriksioni vazal bëhet e mundur që të sigurohet një perfuzionim normal i trurit me gjak. Personat me hipotension ortostatik, këta mekanizma kompensatorë i kanë të dëmtuar.

Së dyti, hipotensioni postprandial është shfaqja e hipotensionit pas marrjes së ushqimit është sidomos e shpeshtë te moshat e treta. Pas ushqimit rritet perfuzioni me gjak në traktin tretës, rritja e frekuencës kardiake dhe vazokonstruksioni arterial janë dy mekanizma kompensatorë që normalizojnë presionin arterial, dështimi i këtyre mekanizmave sjell djersitje të shtuar dhe ndjenjën e të fikëtit. Hipotensioni postprandial është më i shpeshtë te njerëzit me presion të lartë apo me sëmundje nervore si morbus Parkison.

Së treti, hipotensioni nervor ndodh nga qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë, kryesisht te moshat e reja dhe fëmijët. Shkak mendohet të jetë një komunikim i keq midis zemrës dhe trurit që sjell një rënie të presionit të gjakut mbas qëndrimit gjatë në këmbë.

Së katërti, dëmtimet e sistemit nervor, nga dëmtimi i sistemit nervor autonom. Ky është një çrregullim i rrallë por progresiv i njohur si Shy-Drager sindromë. Kjo sindromë karakterizohet me hipotension në drejtqëndrim dhe hipertension kur trupi përkulet përpara.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.