Tensioni me Rusinë shtohet, britanikët i acaron kjo buzëqeshje e Putin

 

Tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë po shtohen pas helmimit të një spiuni rus në tokën angleze.

Sidomos mediat angleze janë acaruar nga reagimi i presidentit Vladimir Putin, i pyetur në lidhje me helmimin e Sergei Skripal.

“Dëgjo, këtu po flasim për agrikulturën dhe ju e shihni se qëllimi ynë është që të krijojmë kushte më të mira jetese për njerëzit- kurse ju diskutoni për disa tragjedi. Shkojini deri në fund kësaj historie dhe pastaj flasim,” tha Putin duke nënqeshur.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Rusia nuk qëndron pas këtij rasti.

Kurse kryeministrja britanike, Theresa May tha se ka shumë gjasa që Rusia të jetë përgjegjëse për helmimin e 66-vjeçarit dhe të bijës 33-vjeçare.

Kurse një këshilltar i Putin tha se Britania e ka helmuar vetë Skripal si pjesë e një përpjekje për të shtuar ‘rusofobinë’ dhe për të përgatitur bojkotin e Botërorit të futbollit.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Ishte votë e drejtë, nuk mund të ndaheshin nga vendet e Europës

Flet Analisti Mustafa Nano - Shqipëria e provoi. Votoi kundër. Ishte një nga...
Read More