Tentoi të grabiste argjendarinë në 2012, arrestohet 31 vjeçari



argjendaria-1-620x496

Policia e Durrësit ka arrestuar një 29-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Mësohet se ditën e djeshme në pranga përfundoi shtetasi Klodian Martini, 29 vjeç, i cili mesditën e 31 tetorit të 2012 bashkë me një person tjetër tentuan të grabisnin një argjendari tek Rruga e Dibrës, por pas përleshjes me pronarët e saj nuk mundën të realizojnë qëllimin e tyre duke u larguar duarbosh. Argjendaria, e cila u sulmua nga Klodian Martini dhe Redi Rjolli ishte në pronësi të fëmijëve të Rrapo Sinanajt, i cili humbi jetën në 2011 pas një grabitjeje të armatosur në të njëjtën argjendari. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka arrestuar Viktor Gushin. Ndërsa Policia e Durrësit njoftoi zyrtarisht ditën e djeshme se, specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin në kërkim Klodian Martini, 29 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.872, datë 01.07.2013 e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje me dhunë” në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Martini, për veprime të mëtejshme iu dorëzua efektiveve të Policisë Tiranë.

loading...
Shkruar Nga
More from Revista User

Londra thirrje Rusisë për të ndalur mbështetjen ndaj Assadit

Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson i bëri sot thirrje...
Read More