Tentoi të vriste 3 bashkëfshatarë, kapet pas 9 vjetësh 35-vjeçari nga Kruja

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 35-vjeçar të dënuar në mungesë me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale të ‘vrasjes në rrethana të cilësuara kundër dy ose më shumë personave’, mbetur në tentativë si dhe ‘Mbajtje pa leje e armëve luftarake’.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë penale kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:

• Genci Koçi 35 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për një ngjarje të ndodhur 9 vjet më parë. Koçi, më 1 nëntor 2008, në Krujë, në bashkëpunim me shtetasin H.C. (I arrestuar ditën që ka ndodhur ngjarja) ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre shtetasve, A.B. , F.K. dhe L.K. të cilët janë plagosur rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor 8 gusht 2017

Dashi Mëngjesi do të shoqërohet me rraskapitje dhe nervozizëm të panevojshëm. Mundohuni...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *