Tentuan të transportonin një algjerian me 300 euro, dy në pranga në Gjirokastër

Policia ka arrestuar dy shtetas në Gjirokastër pasi u kapën duke transportuar një shtetas algjerian në drejtim të Tiranës kundrejt shumës prej 300 eurosh. Në pranga kanë përfunduar Ledion Rabaj, 38 vjeç, banues në Gjirokastër si dhe L.G, 38 vjeçe, banuese në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së shtetit

“Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë” janë kapur duke trasportuar me automjetin tip Benz me targa AA 399 HY, një shtetas algjerian i identifikuar si S.T, 18 vjeç. Shtetasit e arrestuar kanë patur si qëllim ta transportojnë shtetasin algjerian deri në Tiranë kundrejt një shume prej 300 eurosh”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me targa AA 399 HY dhe tre telefona celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mesazhi i Gold AG: E dua Jezusin sepse jam musliman

Gold Ag njihet si njëri prej reperëve më të suksesshëm shqiptar. Përveç...
Read More