Tentuan tu japin rryshfet policëve, 8 persona janë arrestuar gjatë kësaj jave

policia-rrugore-kodi

Gjatë javes që po lemë pas u arresutan tetë drejtues mjetesh për mitdhënie duke u bërë kështu shëmbuj për drejtuesit e tjerë.

6 raste janë goditur nga Policia Rrugore dhe 2 raste nga Policia Kufitare.

– 6 drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia Rrugore, pasi kanë tentuar të korruptojnë punonjësin e Policisë Rrugore për t’i shpëtuar masës administrative për shkeljen e konstatuar, kryesisht për mos vendosje të rripit të sigurimit e shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

– 2 shtetas janë arrestuar nga Policia Kufitare pasi janë kapur në kufirin e gjelbër, në tentativë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe për këtë kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare me qëllim që këta të fundit t’i lejonin për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve të mos u japin ryshfet punonjësëve të policisë, pasi do të përballen me ligjin.

Nga ana tjetër, policia fton qytetarët të denoncojnë çdo abuzim me detyrën të punonjësve të policisë, duke falënderuar qytetarët dhe median për denoncimet e rasteve korruptive nga ana e punonjësve të policisë deri tani.

“Bashkëpunimin me komunitetin për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, Policia e Shtetit e çmon si shumë me vlerë dhe efikase dhe në këtë kuadër ftojmë cilindo që evidenton dhe konstaton një shkelje ta denoncojë, pasi së bashku ndërtojmë një ambjent sa më të sigurt për qytetarët”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mënyrat më të bukura për të veshur fundin pencil

Fundi i ngushtë pencil është një veshje e pavdekshme në gardërobë. Gjithçka...
Read More