Tepelenë, ishte në kërkim arrestohet pas 6 muajsh

Policia e Tepelenës ka arrestuar një 50- vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pasi gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Në pranga ka rënë Ilirjan Josa, për të cilin gjykata kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” më 14.04.2017.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim :

Ilirjan Josa, 50 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr.100, datë 14.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Kastriot Shehu, 52 vjeç, banues në Tepelenë, pasi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim Nr.99, datë 14.04.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shkruar Nga
More from Revista User

Kjo ngjyrë do të dominojë në vitin 2018

Çdo vit, Instituti Pantone zgjedh ngjyrën më popullore për periudhën e ardhshme...
Read More