Tepelenë, sekuestrohen 123 kg kanabis, arrestohet poseduesi

Një sasi prej 123 kg kanabis është sekuestruar nga policia e Tepelenës ne dy operacione të ndryshme antidrogë.

Blutë kanë vënë në pranga shtetasin Seit Bejko 58 vjeç banues në fshatin Dukaj, ndërsa kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin Z.B, 83 vjeç, banues në fshatin Gusmar.

Në operacionin e parë policia gjatë një kontrolli në banesën e Seit Bejkos gjeti disa thasë me kanabis. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 66 kg.

Ndërsa në banesën në pronësi të Z.B, 83 vjeç por që nuk banonte aktualisht u gjetën 57 kg kanabis të futur në thasë.

Materialet në ngarkim të dy shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Horoskopi ditor, e premte 22 dhjetor 2017

Dashi Marrëdhënia në çift nuk do jetë aspak problematike gjatë kësaj dite....
Read More