Tërheq titullin në emër të saj, Rama: Nëna ime është sëmurë

Kryeministri Edi Rama ndodhët në Vlorë për të tërhequr cmimin në emër të nënës së tij, Aneta.

Urdhri i Stomatolohut i ka akorduar nënës së tij titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”.

“…I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës Love you mom❤Krenar për ty”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.

Kryeministri Rama e ka shoqëruar komentin e tij edhe me një foto, ku shfaqet Zaho duke përqafuar gjyshen e tij, Anetën.

Shkruar Nga
More from Redaksia Read More