Tërmet i fuqishëm në Filipine, 6 të vdekur e qindra të plagosur

termet

6 të vdekur dhe qindra të plagosur është bilanci i një tërmet të fuqishëm që goditi jugun e Filipineve.

Tërmeti me magnitudë 6,7 ballë të shkallës Rihter shkaktoi skena paniku, ndërprerjen e energjisë elektrike, si edhe shembjen e disa ndërtesave në provincën e Surigao del Norte, 730 kilometra në jug të Manilas.

“Ka kaos, pasi shumica e banorëve të prekur janë shumë të tronditur’’, deklaroi guvernatori Sol Matugas.

“Shumë zona nuk kanë energji elektrike dhe aeroporti është mbyllur’’, shtoi ai.

Ky tërmet ishte më i fuqishmi që ka goditur këtë zonë që nga viti 1879, kur një tjetër tërmet me magnitudë 6,9 ballë goditi qytetin prej 150 000 banorësh.

Shkruar Nga
More from Revista User

Samanta rikthehet pas tetë vitesh në ‘Kënga Magjike’

Ishte viti 2009 kur këngëtarja Samanta Karavella ishte pjesë për herë të...
Read More