Tërmet i fuqishëm në Indonezi

161207103715-12-indonesia-earthquake-1207-restricted-exlarge-169

Një tërmet i fuqishëm me pasoja të rënda ka goditur Indonezinë ditën e djeshme.

Lëkundjet e tokës, me magnitudë 6.5 në shkallën Rihter u regjistruan në brigjet nënujore të provincës Aceh në veri të vendit.

Ekipet e emergjencës vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave në provicën Aceh në Indonezi, pas tërmetit që i kushtoi jetën të paktën 102 njerëzve. Sizma prej 6,5 ballësh dëmtoi ose shembi me qindra ndërtesa dhe besohet se shumë njerëz janë ende nën rrënoja.

Mijëra njerëz që humbën banesat e tyre, apo që kanë frikë të kthehen tek to, janë strehuar në qendra apo kampe emergjence. Qeveria indoneziane bëri me dije se do të dërgojë pajisje të rënda në zonat e goditura për të ndihmuar në operacione, një ditë pasi autoritetet lokale kërkuan me dëshpërim ndihmë për t’u përballur me situatën.

Sipas tyre, shumë njerëz në Aceh kanë nevojë për gjëra bazë si ushqime dhe ujë. Kryqi i Kuq indonezian ka nisur dërgimin e ndihmave në zonë. Me qindra ushtarë i janë bashkaur operacioneve të kërkim-shpëtimit dhe sidomos ndërtimit të kampeve të emergjencës, pasi shumë njerëz kanë frikë të kthehen në shtëpi për shkak të lëkundjeve dytësore dhe mbi të gjitha makthit më të madh, tusnamit.

Megjithëse autoritetet lajmëruan se nuk ka më rrezik për një tsunami, ai i vitit 2004 që vrau 160 000 njerëz në Indonezi është një kujtim tepër i freskët për banorët e provincës Aceh. Shumë prej njerëzve të strehuar në qendrat e emergjencës thanë se tërmeti i së mërkurës ishte më i fortë se ai i vitit 2004, prandaj pa u siguruar se nuk ka rrezik, nuk do të kthehen në shtëpitë e tyre.

161207164332-19-indonesia-earthquake-1207-exlarge-169

161207153132-03-indonesia-aceh-earthquake-exlarge-169

Shkruar Nga
More from Revista User

Shtohet një tjetër festë zyrtare, një ditë më shumë pushim për administratën

Punonjësit e administratës publike duke filluar nga ky vit do të kenë...
Read More