“Tërmet” në Drejtorinë e Patentave, largohen 15 drejtorë

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, e njohur më mirë si Drejtoria e ”Patentave”, institucion që për katër vitet e fundit u drejtua nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ka shpallur kërkesë për 15 poste të rëndësishme drejtuesish njëherësh. Në një njoftim zyrtar të saj, ky institucion deklaron se ka hyrë në fazën e ristrukturimit.

Pasi ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ka miratuar ditët e fundit ndryshimet në statutin dhe organigramën e këtij institucioni, është hapur kështu rruga për largimin e 15 drejtuesve rajonalë dhe në qendër, si dhe për ndryshimin e kritereve për caktimin e drejtuesve të rinj, duke sanksionuar detyrim me vitet e punës dhe arsimin përkatës.

Dy vendet vakante të shpallura në drejtorinë qëndrore janë për postet e Drejtorit të Administrimit dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Drejtorit të Drejtorisë së Investigimit Administrativ. Me statutin e ri është vendosur kushtëzimi që kandidatët duhet të kenë të detyrueshme minimum 5 vite punë në administratën publike.

Gjithashtu, ju kërkohet që të kenë mbaruar nivelin e dytë “Master” në profilin përkatës, ndërsa diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Kusht është edhe që të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshort dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda DPSHTRR-së.

Përveç dy posteve të drejtorëve në nivel qëndror, janë larguar dhe shpallur vakante vendet për 13 drejtorë rajonalë, përkatësisht në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Sarandë, Laç, Kukës, Korçë, Gjirokastër, Fier, Elbasan, Durrës, Dibër dhe Berat. Kusht për aplikim për këto vende drejtuesish është vendosur që të kenë mbaruar nivelin e dytë “Master”. Diploma”Bachelor” të jetë në prolin inxhinierik, juridik, ekonomik ose menaxhim publik. Eksperienca në punë duhet të jetë në sektorin publik ose privat mbi 3 vite.

Pagat bazë varjojnë nga 94 mijë, në 118 mijë lekë në muaj për drejtoritë më të rëndësishme. Përveç kësaj, drejtorët e rinj do të kenë edhe pagesa shtesë si pagë grupi, etj.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka qenë vazhdimisht nën akuza publike për nivel të lartë të korrupsionit dhe emërime politike. Këto ndërhyrje pritet që të ndryshojnë përceptimin ndaj institucionit dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në disiplinimin dhe luftën ndaj fenomeneve korruptive.

Drejtori

Njoftimin për konkurs për 15 vende drejtuese në qendër dhe nëpër rajone e ka dhën drejtori i ri i përgjithshëm i Drejtorisë së Shërbimit Rrugor, ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Isaraj

Postet vakante brenda Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor

Drejtor i Administrimit dhe Teknologjisë së Informacionit

Drejtor i Investigimit Administrativ

Drejtor rajonal Tiranë

Drejtor rajonal Vlorë

Drejtor rajonal Shkodër

Drejtor rajonal Sarandë

Drejtor rajonal Laç

Drejtor rajonal Kukës

Drejtor rajonal Korçë

Drejtor rajonal Gjirokastër

Drejtor rajonal Fier

Drejtor rajonal Elbasan

Drejtor rajonal Durrës

Drejtor rajonal Dibër

Drejtor rajonal Berat

Shkruar Nga
More from Revista User

Krimi pas sherrit në Facebook për një vajzë, adoleshenti dënohet me 12 vite burg

Gjykata e Korçës ka dënuar me 12 vite burg 17-vjeçarin Fabian Muçollari...
Read More