Tërmet pranë bazës bërthamore të Koresë Veriore

Koreja e Veriut është goditur nga një katastrofë tjetër, pasi që dhjetëra njerëz u vranë dhe një sërë ndërtesash janë shembur pranë bazës bërthamore të Kim Jong-un, raporton “the Daily star”.

Po ashtu, dhjetëra të tjerë u lanë të vdekur ose u plagosën kur shtëpitë dhe një shkollë u shembën në një fshat afër vargut nuklear të këtij regjimi.

Ekspertët thonë se këto tërmete janë si pasojë e testimeve bërthamore të fuqishme të Kim Jong-ut në muajin shtator.

Ky incident tronditës tani është shfaqur pasi që u zbulua nga ana e Koresë Veriore.

Fermat, shtëpitë dhe madje edhe një shkollë raportohet se janë shkatërruar gjatë tërmetit me magnitudë 6.3 shkaktuar nga shpërthimi.

Besohet se baza bërthamore e Koresë së Veriut po shembet në një tunel, ku kanë mbetur të vrarë deri në 200 persona muajin e kaluar.

Dëmtimi ishte më i keq në fermat e afërta dhe në shtëpitë të ndërtuara prej druri.

Po ashtu raportohet se një shkollë tjetër në provincën Veriore të Hamgyongit është rrënuar që ka rezultuar me plagosjen e 150 fëmijëve.

Shkruar Nga
More from Revista User

Sërish lëkundje sizmike në Jug, Janina mbyll shkollat për 2 ditë

Frika nga lëkundjet sizmike ka bërë që në Janinë të mbyllen të...
Read More