‘Tërmeti’ i Bavarisë, Merkel po ‘gropos’ edhe CDU-në, edhe SPD-në

CSU, partia ‘motër’ e CDU-së së Angela Merkel ka pësuar një humbje të fortë në zgjedhjet për shtetin e Bavarisë në Gjermani. Kështu sugjerojnë sondazhet e para.

Kjo do ishte një goditje e fortë për kancelaren Angela Merkel. CSU ka humbur shumicën absolute në parlamentin e shtetit bavarez.

Të Gjelbrit janë ngritur në vendin e dytë, kurse partia e ekstremit të djathtë, AfD ka hyrë në parlament për herë të parë.

CSU e ka drejtuar Bavarinë thuajse e vetme që prej vitit 1957, raporton BBC, por ka humbur ndjeshëm mbështetje pasi opinioni është polarizuar për çështje të tilla si emigracioni.

Të dhënat e para tregojnë se CSU ka fituar rreth 35 përqind të votave, një rënie me 12 përqind në krahasim me katër vjet më parë. Të Gjelbrit janë ngjitur duke marrë 19 përqind.

Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka marrë 11 përqind të votave. Rritja e kësaj partie është kthyer në shqetësim në mbarë Europën.

Partia kryesore e të majtës, Socialdemokratët (SPD) janë katandisur me 10 përqind. Ka spekulime se kjo parti mund të dalë nga qeveria e koalicionit të madh në përpjekje për të mbijetuar si part.

Lideri i SPD, Andreas Nahles thotë se partia e tij po katandiset për shkak të koalicionit me CDU.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Parku sekret i Nju Jork-ut, futen vetëm personat që kanë një…

  Duket si një histori e pabesueshme por ka edhe të tilla...
Read More