Tërmeti në Itali/ Shpallen 2 viktimat e para. Nxirret i gjallë fëmija

Tërmeti që goditi mbrëmjen e djeshme ishullin e Ischias ka shkaktuar të paktën 2 të vdekur e 26 të plagosur, duke sjellë edhe dëme të mëdha në ndërtesat e vjetra të ishullit turistik.

Bëhet fjalë për dy gra që kanë humbur jetën si pasojë e shembjeve nga tërmeti, ndërsa fatmirësisht është nxjerrë i gjallë një fëmijë 17 muajsh.

Por dy vëllezër ende janë në rrënojat e shtëpive të shembura dhe po gërmohet që të nxirren të gjallë, për të mos e rritur bilancin tragjik të tërmetit.

Tërmeti ka qenë me magnitutë 4 ballë të shkallës Rihter dhe ka qenë vetëm 3 kilometra larg ishullit, duke bërë që ai të ndihej fort në zonë.

Tërmeti ra rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, dhe ka shkaktuar shumë dëme materiale.

Spitali i Iskia është evakuar për arsye sigurie. Një pjesë e mirë e Iskia është pa energji elektrike, perfshi dhe portin.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të ishullit, si Barano dhe Forio. Forcat e shpëtimit janë në terren për të dhënë ndihmën e tyre, ndërkohë që janë 25 të plagosur deri më tani.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Princ Harry dhe Meghan Markle refuzojnë dhuratat në vlerë prej 11 milionësh, kjo është arsyeja

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë kurorëzuar javë më parë lidhjen e...
Read More