‘Tërmeti’ që po vjen, Melania kërkon shkarkimin e këshilltares

Një ‘tërmet’ pritet që të vijë në Shtëpinë e Bardhë. Sipas BBC, ‘thikat’ janë nxjerrë dhe shkarkime e akuza priten në vazhdim.

‘Praktikisht që prej inaugurimit, fraksione të ndryshme po luftojnë për supremaci politike,’ shkruan BBC.

Dhe e para që e ka nisur ka qenë Melania Trump. Raportohet se ajo ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskëshilltares për Sigurinë Kombëtare, Mira Ricardel.

Ajo është një nga gratë me pozicionin më të lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe Melania thuhet se është përplasur me të në lidhje me ndarjen e vendeve gjatë një fluturimi me avion. Më vonë raportohet se Melania e ka akuzuar se prej saj rrjedhin informacione në media.

Por hapi i pazakonshëm i Melania Trump nuk është pranuar, shkruan Daily Mail. Ishte menduar se Ricardel do të shkarkohej, por sot është përgënjeshtruar lajmi për largimin e saj.

Zyra e Zonjës së Parë nuk e ka komentuar këtë ngjarje, kurse disa burime thonë se Melania nuk është takuar ndonjëherë me këshilltaren e Trump.

Më herët ishte raportuar nga mediat se zonja Ricardel mund të ketë rrjedhur informacione për disa lajme negative për zonjën Trump.

Ndërkohë ka spekulime se Trump po mendon të largojë Shefin e Stafit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe sekretaren e Departamentit të Sigurisë së Vendit, Kristjen Nielsen.

trump1trump2trump3trump4trump5
 
Shkruar Nga
More from Redaksia

Nuk ka më superioritet ushtarak? SHBA, manovra me 35 superavionë

  Pentagoni ka kryer një manovër masive ushtarake, duke vënë në dukje...
Read More