Terrori pushton zemrat e europianëve…



messerNjë person i armatosur me një thikë 10 centimetra vrau një pasagjer në një stacion treni në Mynih të Gjermanisë dhe plagosi tre të tjerë.

Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit në stacionin Grafing.

Dëshmitarët thanë se i riu bërtiste “Allahu Akbar”, teksa kryente sulmin.

Megjithatë policia thotë se po i heton këto pretendime.

Autori i krimit është Paul H., 27 vjeç.

Policia tha se ai ishte i njohur si konsumues droge dhe person me probleme mendore.

Por ndërsa disa media e kanë etiketuar si sulm terrorist, frika ka hyrë thellë në botën perëndimore.

Pamjet e mëposhtme tregojnë se si forcat anti-terror në Mançester të Britanisë po improvizojnë një sulm terrorist nga Shteti Islamik.

Sulmi i improvizuar u krye në një qendër tregtare në Mançester.

Njerëzve iu tha të mos i kapë paniku pasi do dëgjojnë shpërthime dhe do të shohin shumë ambulanca.

Qindra vullnetarë morën pjesë në këtë “sulm”.

Shërbimet inteligjente britanike thonë se rreziku mbetet i lartë pas sulmeve në Paris dhe Bruksel.

Trafford Centre counter-terrorism training exerciseTrafford Centre counter-terrorism training exerciseTrafford Centre counter-terrorism training exerciseTrafford Centre counter-terrorism training exerciseTrafford Centre counter-terrorism training exerciseBoxing Day SalesThe Trafford Centre

loading...
Shkruar Nga
More from revista mapo

Kemi një konfigurim të ri politik

Nga Fitim Zekthi Për herë të parë parë që prej shtatorit të...
Read More