Tetë të vdekur nga stuhia në Gjermani, miliona euro dëme

Autoritetet në Gjermani kanë bërë të ditur se stuhia e fundit që ka përfshirë pjesën veriore të këtij vendi, ka lënë të vdekur së paku tetë persona.

Stuhia, e emëruar Friederike, ka zbarkuar të enjten me erëra prej 130 kilometrash në orë.

Dëmet që janë shkaktuar kapin vlerën prej 500 milionë eurosh, bëri të ditur Asociacioni i Industrisë së Sigurimeve.

Drunjtë e rënë dhe rrënojat e tjera vazhdojnë të bllokojnë disa linja hekurudhore, edhe pse puna për pastrimin e tyre vazhdon.

Sipas autoriteteve, kjo ka qenë stuhia më e fuqishme që ka goditur Gjermaninë në 11 vjetët e fundit.

Erërat më pas kanë lëvizur në lindje të Polonisë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Mungon energjia elektrike në disa lagje të Tiranës prej 13 orësh

Prej më shumë se 13 orësh disa lagje të kryeqytetit vuajnë mungesën...
Read More