Thaçi: Kultura shqiptare mbeti pa njërin nga titanët e mëdhenj

thaci-agolli

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Agolli ndërsa deklaron se kultura shqiptare mbeti pa njërin nga titanët e mëdhenj.

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e Dritëro Agollit. Para disa muajve pata një takim të ngrohtë me Dritëron në Tiranë, me shkrimtarin, poetin dhe intelektualin e shquar kombëtar që pas vete la një trashëgimi të madhe shpirtërore”,shprehet Thaçi në një postim në facebook.

“Ai ishte autentik në krijimtari artistike, por edhe në bindjet e tij politike, thekson presidenti kosovar duke shtuar se “bota shqiptare në veprën e tij letrare u trajtua estetikisht me dimensione të thella, duke shpërfaqur fatin e njeriut tonë, jetën, vdekjen, punën e mbi të dashurinë ndaj atdheut. Kultura shqiptare mbeti pa njërin nga titanët e mëdhenj”.

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë vizitës në Tiranë në tetor të një viti më parë dekoroi me “Urdhrin e Pavarësisë” shkrimtarin e njohur, Dritëro Agolli.

Shkruar Nga
More from Revista User

Studimi: Kush martohet herët, rrezikon divorcin

Femrat që presin deri në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi...
Read More