Thaçi për median kroate: Beteja me Serbinë zhvillohet në Bruksel



 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTL-in kroat, ka thënë se do të jetë shumë e vështirë të arrihet paqja me Serbinë, por mënyra e vetme drejt zgjidhjes është dialogu.

RTL-i kroat shkruan se gjatë vizitës në Kosovës të lejuar nga autoritetet kosovare, Vuçiç e ka shokuar publikun me një fjalim skandaloz në Mitrovicë, në të cilin, duke e rikujtuar tubimin në Gazimestan, ku Sllobodan Millosheviçi e ka mbajtur fjalimin para mijërave njerëzish, e ka përshkruar Millosheviçin si “lider të madh serb”.

Thaçi ka thënë që dihet botërisht që Sllobodan Millosheviçi ka qenë kasap i Ballkanit, që nga Sllovenia deri në Kosovë dhe se në mënyrë të drejtpërdrejtë është përgjegjës për gjenocidin e kryer në Kosovë.

“Glorifikimi i tij, tash kur janë shtuar përpjekjet për arritjen e paqes, sipas presidentit kosovar janë një gabim shumë i madh”, shkruajnë mediat kroate.

I pyetur nga RTL kroat nëse është befasuar nga dalja relativisht e dobët e serbëve në tubimin e Vuçiçit, Thaçi ka thënë se nuk merret me numrin e njerëzve që kanë marrë pjesë dhe se për të është shumë më i rëndësishëm fakti që vizita ka kaluar pa incidente.

(Indeksonline)

loading...
Shkruar Nga
More from Redaksia

Ndiqni këto hapa për të përshpejtuar metabolizmin tuaj

    Nëse planifikoni të humbni disa kilogramë dhe të përmirësoni shëndetin...
Read More