Thana, kundër temperaturës dhe diarresë

Disa nga prodhimet shqiptare janë krejt autentike, natyrale e shumë të çmuara për vlerat shëndetësore që kanë. Shumë prodhime shqiptare janë krejt autentike, natyrale e shumë të çmuara për vlerat shëndetësore që kanë. Së fundmi, fermerët kanë nisur me mençuri t’i kushtojnë një rëndësi të veçantë kultivimit të bimëve medicinale, e në veçanti frutave medicinale. Sipas të dhënave falë kushteve klimatike të përshtatshme, Shqipëria është ndër zonat më ideale në Europë për kultivimin e frutave dhe bimëve medicinale krahas prodhimeve të tjera.

E tillë edhe nisma e Dashi Lames, fermerit nga Lushnja, i cili bazuar në suksesin e tij në prodhimin dhe eksportin e bimëve medicinale ka vendosur të nisë kultivimin e thanave.

Kultivimi

Kultivimi i frutave medicinale po krijon një derë të re në zhvillimin e bujqësisë shqiptare duke u shndërruar edhe në një biznes fitimprurës për fermerët. Bima dhe pema e thanës rritet nga pesë deri në 12 metra gjatësi. Thana është një pemë që rritet shumë lehtë dhe nuk ka nevojë për shumë mirëmbajtje. Ato janë pemë jetëgjatë dhe mjaft të bukura. Këto pemë rriten në terrene të ndryshme qofshin pjellore, me rërë ose me baltë. Megjithatë, terreni ideal mbetet toka me lagështi që garanton rritjen e fuqishme të pemës. Ruajtja e lagështisë së dheut përreth pemës së thanës është e nevojshme.

Përdorimi mjekësor i thanës

Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarreja. Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.

Burimi: Agroweb

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Arkivi në ekran: Një portret poetik për aventurat e fëmijërisë

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit shfaq sot në kinema Millenium premierën shqiptare...
Read More