Thasët e parave pa GPS dhe kamerat e fikura shtojnë dyshimet te policët privatë

grabitja-kashar2-1

Persona të maskuar dhe të armatosur grabiten dy makina të blinduar të një banke të nivelit të dytë, të cilat po transportonin një shumë monetare prej rreth 2 milionë eurosh drejt aeroportit të Rinasit. Mësohet mesditën e djeshme, në segmentin rrugor Qafë Kashar-Rinas, 6 persona të maskuar dhe të armatosur duke lëvizur me 2 automjete, kanë përplasur makinat e blinduara që transportonin lekët e Bankës Kombëtare Tregtare duke qëlluar me armë zjarri drejt gomave të makinës së blinduar. Në këtë moment nga nja automjet tip “Jeep”, kanë dalë 3 persona duke qëlluar me armë zjarri mjetin e blinduar, ndërsa nga një automjet tjetër tip “Nissan” kanë dalë tre persona të tjerë që kanë kërcënuar policët privatë që shoqëronin shumën e lekëve duke i çarmatosur dhe më pas shtrirë në tokë këta të fundit. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se, autorët morën 8 thasë, ndërsa në automjetin e shoqërisë private ndodheshin 9 të tillë, por ky i fundit gjendej poshtë sediljes së shoferit dhe brenda tij ishte vendosur një pajisje lokalizuesi gjeografik, GPS. Ndërsa kamerat e sigurisë të cilat ishin të instaluara në blindën që transportonte lekët ishin të fikura. Më pas, autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të Qafë-Kasharit, duke u kthyer në fshatin Bërxull dhe më pas në fshatin Gjeç-Fushë, ku dogjën edhe automjetet e tyre. Ndërkohë policia e Tiranës ka nisur operacionin për kapjen e tyre, duke patrulluar edhe me një helikopter nga ajri, ndërsa në terren janë ngritur disa postblloqe dhe forca të shumta policore. Në pranga përfunduan 5 policët privatë që shoqëronin shumën monetare, ndërsa policia e Tiranës nëpërmjet një njoftimi për shtyp tregoi kronologjinë e ngjarjes.

Shkruar Nga
More from Revista User

Akuzat për ngacmime seksuale, Jennifer Lopez krah Kate Upon

Duket se skandali i ngacmimeve seksuale do të nxjerrë emra të tjerë...
Read More