The Sun: Dezertojnë komandot shqiptare, autoritetet janë tërbuar

Gazeta britanike “The Sun” shkruan se katër komando shqiptare kanë dezertuar dhe janë në arrati në Britani.

Sipas saj, komandot u zhdukën pas një misioni stërvitor në Britani.

Detajet e zhdukjes së tyre janë mbajtur sekret, shkruan gazeta, ndërkohë që policia dhe Ministria e Mbrojtjes kanë nisur ‘gjuetinë’ për kapjen e tyre.

Reni Ajazi, Ylber Kotri, Aleksandër Shkulaku dhe Klevis Lamkaj mendohet se fshihen tek të afërmit e tyre të komunitetit shqiptar.

Gazeta thekson se komandot rrezikojnë deri pesë vite burg për dezertim.

Ata ishin pjesë e një grupi prej 11 shqiptarësh, që merrte pjesë në një stërvitje të NATO-s në Uells.

Një burim tha se ata duhej të fluturonin një ditë pasi u zhdukën.

Kurse një burim ushtarak në Tiranë tha: “Zyrtarët më të lartë janë tërbuar. Familjet e të zhdukurve janë marrë në pyetje dhe ka nisur hetimi në Britani dhe Shqipëri”.

Gazeta shkruan se shqiptarët e zhdukur janë veteranë të Afganistanit dhe fitonin 220 sterlina në muaj në Shqipëri.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Shqipëri-Itali: Sonte të gjithë në Shkodër!

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e sotme, në orën 21.00, në Shkodër,...
Read More