“The Sun” shkruan për koncertin e Ritës, vitin 1991 në Kosovë…

Gazeta britanike “The Sun” nuk ka lënë pa i kushtuar një artikull të gjatë këngëtares shqiptare me famë botërore, e cila performoi në Prishtinë.

1-1

Picture 1 of 2

Ardhja e Rita Orës në Kosovë dhe koncerti i mbajtur për nder të 10 vjetorit të shpalles së pavarësisë së Kosovës, ka bërë që “The Sun” ta japë një historik të shkurtër për jetën e këngëtares.

“Këngëtarja ishte ftuar të performojë në një koncert për ta shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së shtetit ku ajo ka lindur.

Ajo bashkë me familjen e saj ishin detyruar ta lëshojnë vendin për shkak të luftës, kur këngëtarja kishte më pak se një vjet.

Teksa fliste para koncertit, 27 vjeçarja tha se “ka qenë një udhëtim i gjatë për të arritur deri këtu dhe mendoj se vendi im sapo ka nisur një rrugë të mrekullueshmë për shtetin e vet”.

Ylli që e la vendin në vitin 1991, mblodhi njerëzit në qendër të kryeqytetit, në Prishtinë ku edhe u mbajt koncerti”, shkruhet në artikull.

“The Sun” e përshkruar Ritën si shumë energjike në skenë. Aty madje theksohet edhe takimi i saj me kryesminitrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Në skenë ajo u tregua shumë energjike, duke kënduar hitet e saj, teksa të veshur kishte një kostum kuq e zi.

Rita, e cila është në një lidhje me muzicientin Andrew Watt, atë ditë në Prishtinë ka takuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj”, thuhet në artikull.

Periudha e fundit ka qenë shumë e zënë për Ritën, meqë ylli është inkuadruar edhe në filmin Fifty Shades Of Grey, ku e luan rolin e motrës së Christian-it, e cila quhet Mia.

Shkruar Nga
More from Revista User

Shpërthen me eksploziv automjeti i 42-vjeçares në Vlorë

Një automjet ka shpërthyer me lënde eksplozive në orët e para të...
Read More