The Telegraf: “Tirana, kryeqyteti europian që nuk do të kishit menduar kurrë të vizitonit”

tirana_-_skanderbeg_square_sheshi_skenderbej_-_by_pudelek

Gazeta britanike “The Telegraf” i ka kushtuar një shkrim të veçantë Tiranës, duke e sugjeruar mes vendeve interesante për të vizituar, si një vend me histori dhe kulturë të pasur për turistët.

“Nën komunizëm, Shqipëria ishte një vend i izoluar ku amerikanët, gazetarët dhe burrat me flokë e mjekër të gjatë ishin të ndaluar të hynin. Tani plazhet e saj konsiderohen disa prej më të mirat ne Europë dhe “Bjeshkët e saj të namuna” janë ndër peizazhet më të paprekura të kontinetit”, shkruan Telegraph. Gazeta jep një sërë këshillash për të udhëtuar drejt Tiranës, duke nisur që nga kompanitë e fluturimit e deri tek hotelet, restorantet dhe atraksionet për tu vizituar.

Telegraph e cilëson Tiranën një qendër kompakte që zbulon një metropol prej më shumë se 750 mijë banorë. “Aty ka një kulturë në rritje të kafeneve, një grup hotelesh me standarte ndërkombëtare dhe një kuzhinë që thyen paragjykimet. 14 marsi është Dita e Verës dhe atmosfera festive pushton Tiranën me koncerte në parqe, performance në rrugë dhe tregje të hapura”, shkruan Telegraph.

Gazeta i sugjeron lexuesve një sërë pikash turistike të kryeqytetit shqiptar, mes të cilave kullën e sahatit në sheshin Skëndërbej, Muzeun Historik Kombëtar, Xhaminë e Et’hem Beut, Piramidën dhe muzeun Bunkart 2. “Merrni një taksi dhe vizitoni Bunkart në rrugën Rr Fadil Deliu (00355 67 207 2905; bunkart.al).

Enver Hoxha ishte një lider paranojak, i bindur se pushtimi i vendit ishte i pashmangshëm dhe prej kësaj nisi dhe program i tij i bunkerizimit që solli ndërtimin e 750 mijë fortesa betoni në të gjithë vendin. Ai mbikqyri gjithashtu krijimin e këtij bunkeri të nëndheshëm si një vend shpëtimi në rast të ndonjë lufte bërthamore. Shumë prej dhomave shfaqin element të jetës së përditshme gjatë komunizmit”, shkruan gazeta.

The Telegraph shkruan gjithashtu se ka një influencë të madhe italiane mes restoranteve të Tiranës por natyrisht edhe specialitete tradicionale shqiptare, pa harruar argëtimin në zonën më të frekuntuar të kryeqytetit. “Blloku përbëhet nga dhjetra rrugë që dikur ishin vetëm për zyrtarët e Partisë Komuniste. Sot ajo është qendra e bareve dhe kafeneve, ku mund të provoni edhe kokteile të jashtëzakonshme, e ku shtëpia modeste e Hoxhës ndodhet aty pranë”, shkruan gazeta.

Shkruar Nga
More from Revista User

Treni i linjës Shkodër-Vorë merr përpara makinën, lëndohet gruaja

Treni i pasagjerëve i linjës Shkodër- Vorë ka përplasur mëngjesin e kësaj...
Read More