“The Times”: Banda shqiptare kishte kokainë me vlerë 3 milionë sterlina

 

Shtatë anëtarë të një karteli shqiptar të drogës, që planifikonte të importonte 3 milionë sterlina kokainë, janë dënuar me katër deri në tetë vite burg.

Kështu bën të ditur gazeta londineze “The Times”.

Oficerët e maskuar kishin vëzhguar se si Edison Zebi, 21 vjeç, i kalonte një çantë të zezë Ergert Ibrahimit, 27 vjeç në Oksford.

Në çantë u gjetën 12 kilogramë kokainë, ndërsa në banesën e Zebit u gjetën edhe 20 kilogramë të tjera.

Po ashtu u arrestuan edhe Lulzim Ramadani, Gentian Rina, Klodian Rina, Vilson Elezi dhe Damiano Kola.

Grupi pranoi akuzën për furnizim me kokainë, e cila ruhej në një pronë, ku edhe përgatitej e paketohej me një pastërti që varion nga 78 deri në 93 përqind.

Alex Agbamu nga prokuroria tha përpara gjykatës se të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti të organizuar kriminal, që trafikonte sasi të mëdha të kokainës së pastër.

Ai tha se u kapën 32 kg, të cilat mund të shiten në rrugë me një vlerë prej 3.2 milionë sterlina.

Të shtatë personat e dënuar, përveç Ramadanit që ishte e martuar me një qytetare të BE, kishin hyrë në Britani ilegalisht.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Këshilltarët e qeverisë dhe mbreti Solomon

Nga Prengë Pepa Vjeshta e këtij viti do të sjellë ndryshime të...
Read More