The Weeknd synon rikthimin e Bella Hadidit

Pak muaj pas ndarjes, The Weeknd po synon që të rinis lidhjen me modelen e njohur Bella Hadid.

Këngëtari emri i të cilit është Abel Tesfaye i ka dërguar një buqetë me lule bukuroshes para se ajo të sfilonte për “Victoria’s Secret” Fashion Show në Shanghai.

Burimet e Hollywood Life kanë thënë se Hadid ka marrë një buqetë me lule dhe një porosi, në të cilën 27-vjeçari i kishte shkruar se sa krenar ishte për sukseset e saj.

“Bella ishte e kënaqur gjatë tërë natës. Abel i dërgoi një buqetë të bukur lulesh dhe një shënim në të cilin i ka treguar se sa e mrekullueshme është”, ka thënë ky burim.

Këto burime kanë thënë se The Weeknd dhe Bella zyrtarisht nuk janë në lidhje, por së fundmi kanë kaluar shumë kohë së bashku, pasi ende kanë ndjenja për njëri-tjetrin.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rregulla 2-2-2: Lidhjet e këtilla dashurore nuk mund të dështojnë!

Strategjia e cila do të mbajë gjatë martesën apo dashurinë midis ju...
Read More