Theodor Orlin: Thelbi i të drejtave, respekti për dinjitetin njerëzor

Është e rrallë atmosfera në bahçen e Akademisë së Filmit “Marubi” – po aq, sa një natë më parë, në mbrëmje nën qiell të hapur, ceremonia e nisjes së edicioni të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, intimiteti që krijonte mjedisi shkuan bashkë me reflektimin se sa e rëndësishme mund të jetë në të ardhmen ajo zonë, një pol kulturor në kryeqytet ku janë zhvendosur mjaft institucione të kulturës.

Është e rrallë atmosfera në bahçen e Akademisë së Filmit “Marubi” – po aq, sa një natë më parë, në mbrëmje nën qiell të hapur, ceremonia e nisjes së edicioni të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, intimiteti që krijonte mjedisi shkuan bashkë me reflektimin se sa e rëndësishme mund të jetë në të ardhmen ajo zonë, një pol kulturor në kryeqytet ku janë zhvendosur mjaft institucione të kulturës. Ndërsa të ftuarit në fjalët e tyre përshëndetëse i kanë dhënë dinjitetin e merituar këtij Festivali, të organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”. Festivalin, ambasadori i prezencës së OSBE në vendin tone Bernd Borchardt, e cilësoi një forum demokratik që bën bashkë të panjohur dhe stimulon dialogun. “Çdo vjeshtë festivali tërheq artistë, shoqërinë civile, institucionet shtetërore dhe plot të ftuar nga mbarë bota. Elementi i veçantë është se ne vijmë këtu jo thjesht për të vlerësuar artin, por me dëshirën që ky vlerësim të na bëjë të kuptojmë më gjerë dhe më thellë problematikat aktuale të të drejtave të njeriut. Në 20 vitet e angazhimit të vazhdueshëm të OSBE-së në Shqipëri, ne e kemi shpallur zëshëm mbështetjen tonë për promovimin e të drejtave të njeriut. E kemi parë se si aktualisht racizmi dhe nacionalizmi po gjejnë gjithnjë e më shumë terren në Evropë dhe në botë. Kushtet themelore për demokracinë, si respekti për faktet, lirinë e shtypit dhe vlerën e barazisë mes njerëzve, po injorohen në mënyrë flagrante”, u shpreh Borchardt. Me tej ai u ndal në faktin se: “E kemi parë sesi aktualisht racizmi dhe nacionalizimi po gjen gjithnjë e më shumë terren në Europë dhe botë. Kushtet themelore për demokracinë, si respekti për faktet, lirinë e shtypit dhe barazinë mes njerëzve po injorojnë në mënyrë flagrante. Megjithatë ky është një trend kompleks, sepse krahas incidenteve mjaft shqetësuese që kanë ndodhur shihet një hapje dhe përkushtim më i madh ndaj vlerës dhe barazisë mes njerëzve. Këtë e tregon dhe larmia e filmave që do të shfaqen në festivalin kombëtar për të drejtat e njeriut në ditët në vazhdim”. Ndërsa presidenti i Festivalit, Theodor Orlin, teksa ftoi qytetarët të bëhen pjesë e këtij eventi të rëndësishëm kinematografik, theksoi rrezikun që i kanoset shoqërisë nga radikalizmi. “39 filma janë përzgjedhur të përfaqësojnë artin dhe mendimin e regjisorëve nga e gjithë bota. Temat e këtij viti janë të rëndësishme, të gjithë jemi të vetëdijshëm se si çështjet e radikalizimit dhe populizmit kanë ngritur shqetësim në Europë, Azi, Amerikë dhe në mbarë botën”. Ndërkohë, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, përshëndeti iniciativën e Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi për shfaqjen e filmave edhe në ambiente publike si në Sheshin Skënderbej apo edhe në instalacionin Reja. “Tani sot nuk vjen dot shtatori pa ardhur dhe Festivali i Marubit. Një nga gjërat që më pëlqen jashtë mase është se Festivali do të dalë përtej Marubit, do të ketë logon, brendin, energjinë që vjen nga Marubi por pashë se disa filma do të jenë te Reja, disa filma te sheshi “Skënderbej” dhe e vlerësoj shumë faktin që në një mënyrë pozitive po ‘kontaminohet’ i gjithë qyteti me art dhe kulturë”. Pjesë e rëndësishme e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e Njeriut do të jenë edhe forumet, që këtë vit do të jenë 5, që nisi dje në mjediset e Universitetit Evropian të Tiranës me shfaqjen e filmit “Dugma- The Button”. IHRFFA do të vazhdojë deri më 23 shtator, ndërsa Festivali organizohet nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe OSBE-së. Sipas organizatorëve edicioni i 12-të i këtij festivali ka shënuar një shifër prej 3000 aplikimesh, ndërsa janë përzgjedhur 39 prodhime, disa prej të cilëve më çmime në festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Shkruar Nga
More from Enton Palushi

Kur vendin ta mbushin me statuja të Azem Hajdarit

Nga Mustafa Nano  Unë e kam njohur Azem Hajdarin. E kam takuar...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published.