Theresa May: Rusia përpjekje për influencë në Ballkan

kryeministrja-britanike-theresa-may

Në samitin e BE-së që zhvillon punimet në Bruksel (09-10.03) kryeministrja britanike, Theresa May ka akuzuar Rusinë për përpjekje infuence në Ballkan. BE duhet të kundërveprojë.

Kryeministrja britanike, Theresa May dje (09.03) në samitin e Bashkimit Europian që po zhvillon punimet në Bruksel ka akuzuar Rusinë për qëllime influencimi në Ballkan. Ajo përmendi posaçërisht gjendjen në Malin e Zi, ku prokuroria e përgjithshme akuzon Rusinë të fshihet pas një përpjekjeje të dështuar për puç në tetor 2016. Theresa May i bëri thirrje BE-së të “bëjë më shumë për të vepruar kundër fushatave dezinformuese ruse dhe të bëjë më të dukshme angazhimin perëndimor në këtë rajon.”

Edhe kreu i Këshillit të BE-së, Donald Tusk bëri fjalë për “tensione dhe përçarje” në rajon, të cilat “përmes një influence të pashëndetshme kanë dalë jashtë kontrolli”. Sipas tij disa vende janë “destabilizuar” përmes kësaj. E ngarkuara e BE-së për politikën e Jashtme, Federica Mogherini, e cila së fundmi vizitoi Ballkanin në një tur disa-ditor, kishte paralajmëruar më parë se rajoni rrezikon të kthehet në “një fushë shahu të lojërave të fuqive të mëdha”.

Tusk: BE mbetet e angazhuar në rajon

Krerët e vendeve e qeverive të BE-së janë konsultuar të enjten në mbrëmje për gjendjen në rajon, ku katër vende janë vende kandidate për anëtarësim: Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi. Por procesi i integrimit duket i vështirë dhe në disa vende është përhapur zhgënjiimi për mungesën e rezultateve konkrete në jetën e përditshme të njerëzve. Fokusi tek Ballkani këtë herë është më shumë përsëritje e premtimit për paqe në Ballkan përmes perspektivës europiane dhe një sinjal se BE nuk e harron rajonin. Një përfaqësues i qeverisë gjermane tha për DW se vendet e Ballkanit nuk duhet të krijojnë përshtypjen se BE merret vetëm me veten, me Trump apo Brexit, por se BE i merr seriozisht zhvillimet në fqinjësinë e drejtpërdrejtë të saj. Vetëm para pak ditësh ishin ministrat e Jashtëm të BE-së që diskutuan për Ballkanin, duket vënë në dukje, se Ballkani ende mbetet fuçi baruti

Prandaj kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk theksoi dje në Bruksel se BE i “qëndron angazhimit për stabilitet dhe mirëqenie në rajon”. Kryeministrja britanike bëri të ditur se Britania e Madhe në vitin 2018 parashikon të mbajë samitin e Ballkanit Perëndimor. Iniciativa që doli nga Gjermania në vitin 2014 me mbajtjen e samitit të Berlinit, vazhdoi në Vjenë, e Paris. Këtë vit samiti mbahet në Romë.

Shkruar Nga
More from Revista User

Tirana nën fishekzjarret e Natës së Vitit të Ri

Ashtu si çdo vit, Tirana dhe qytetarët e kryeqytetit e kanë pritur...
Read More