Thika – armë spontane për dorasit e veçuar

Sulmi me thikë në Hamburg është vetëm shembulli më i fundit për pakontrollueshmërinë e dorasve të veçuar. Ata përdorin armë që nuk kanë nevojë për asnjë leje. Por nuk është fjala vetëm për doras me sfond islamist.

Safia S. është 15 vjeç, kur tërheq vëmendjen publike. Në fund të shkurtit 2016 ajo e godet një polic federal, mbi jelekun mbrojtës, me thikë në fyt. Punonjësi i policisë nuk ishte vetëm, e shoqëronte një koleg. Megjithatë ai mori plagë të rrezikshme për jetën. E plagosi një adoleshente – me një thikë perimesh.

Islamistët bëjnë thirrje në internet për sulme me thika

Në janar, Gjykata e Lartë e Landit në Cell e dënoi Safia S. me gjashtë vjet heqje lirie. Kjo vajzë konsiderohet simpatizante e Shtetit Islamik (IS). Ajo është atentorja më e re me sfond islamik. Ky rast, seanca gjyqësore për të cilin u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të moshës së re të dorases, bën pjesë në një seri sulmesh të dhunshme të personave të veçuar islamistë, të cilët nuk përdorin as armë zjarri, as bomba, për të vrarë në mënyrë të qëllimshme. Atentatet me vetura, kamionë dhe me thika janë shtuar. Duke qenë se ato janë në pronësi thuajse të të gjithëve, rreziku të pret me plotëkuptimin e fjalës kudo. Në pranverë, Ministria e Brendshme e landit të Rinit Verior-Vestfalisë paralajmëroi për rrezikun e sulmeve të qëllimshme me thika. Në internet ishte shtuar numri i videove, në të cilat bëhej thirrje për sulme kundër policëve. Videot madje japin të dhëna si mund të shpërqendrohen më parë policët.

Thikat bëjnë pjesë ndërkohë në pajisjet bazë

Por edhe përtej myslimanëve islamistë të dyshuar si terroristë ose të konvertuarve, thika ka kohë që bën pjesë në pajisjet bazë të personave të gatshëm për dhunë. Para së gjithash tek 15 deri 30 vjeçarët. Për shkaqe fare të parëndësishme nxirren armët shpuese, thika që palosen ose kërcyese dhe përdoren. Kryetari i shoqatës së Sindikalistëve të Policisë në Rinin Verior – Vestfalinë, Arnold Plickert e konsideron shumë të rrezikshëm zhvillimin. “Ai që ka me vete një thikë, ai edhe e nxjerr shpejt”, thotë përvoja statistikore.

Thikat model flutur, ato që hapen duke rënë ose thikat kërcyese janë të ndaluara që në vitin 2013. Edhe armët shtytëse si dhe thikat, tehu i të cilave mund të fiksohet me një dorë, që prej disa vjetësh nuk lejohet të mbahen me vete. Këtu bëjnë pjesë edhe thikat e fiksuara me një gjatësi tehu mbi dymbëdhjetë centimetra. Ai që nuk e respekton këtë, atë e pret një gjobë deri në 10.000 euro.

Sulmi me thika nuk paraprihet nga paralajmërimi

Psikologët kanë kohë që e kanë nën vëzhgim fenomenin e atentatorit me thikë. Megjithëse shkaqet për përdorimin e thikës janë të shumëllojshme, psikologia e Dyseldorfit, Sussane Altweger, beson se “nga njëra anë, për shkak të atentateve më të fundit terroriste të rinjtë gabimisht mendojnë se armatosja është legjitime dhe nga ana tjetër ata mendojnë se me një thikë ata bëjnë pjesë në botën e të rriturve.”

E sigurtë është se atentatorët me thika nga pikëpamja politike, ideologjike, fetare dhe sociale vijnë nga të gjitha ambjentet shoqërore. Kundër kryetares aktuale të bashkisë së Këlnit, Henriette Reker u krye një ditë para se të zgjidhej një atentat me thikë, sepse ishte në pozitën e së ngarkuarës të qytetit të saj për strehimin e refugjatëve. Dorasi, Frank S. ishte një ekstremist i djathtë i njohur.

Shkruar Nga
More from Revista User

A ekziston me të vërtet shpirti binjak?

Sipas një sondazhi të ri, 73% e njerëzve besojnë se ekziston. Një...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *