Thomas Markle: “Më premto që nuk do ngresh kurrë dorë ndaj vajzës sime”

Thomas Markle ka thyer për herë të parë heshtjen pasi nuk mori pjesë në dasmën mbretërore britanike.

Ai nuk e përcolli të bijën, Meghan Markle në altar, që të lidhte kurorë me princin anglez, Harry.

73-vjeçari tha se i vjen keq që nuk e bëri këtë, pasi ishte i sëmurë, por shtoi se ndjehet xheloz dhe mirënjohës që princi Charles e përcolli Meghan tek altari.

Ai tha se nuk e ka takuar të bijën që pasi është martuar, por theksoi se mund të vizitojë Londrën së shpejti.

Thomas tha se kur Harry i kërkoi dorën e të bijës, ai i tha diçka.

“Ti je xhentëllmen, më premto që nuk do ngresh kurrë dorë ndaj bijës sime dhe do të jap lejen”.

Babai i tre fëmijëve tha se ai qau në kolltuk në një hotel në Kaliforni, teksa shihte të bijën duke u martuar.

harry1harry2harry3harry4harry5harry6
Shkruar Nga
More from Redaksia

Horoskopi i ditës, 18 prill

  Dashi Nuk do të jetë rasti për të mbajtur inatin me...
Read More