“Ti mund të besosh tek unë”, Macron i përgjigjet me vargje poemës së një adoleshenteje britanike

Sophie, një adoleshente britanike, i kishte dërguar më 1 prill presidencës franceze një poemë dedikuar Kullës Eiffel.

Për 13-vjetorin e saj, presidenti francez, Emmanuel Macron i është përgjigjur me një poemë në frëngjisht, të shkruar në Twitter nga ambasada e Francës në Londër.

“Presidenti francez e ka hartuar vetë këtë poemë, që ambasada e ka përkthyer menjëherë”, konfirmoi pallati presidencial.

Ambasada publikoi një mesazh për ditëlindjen e Sophies, shoqëruar nga përgjigja presidenciale dhe poema e vajzës.

Sophie e kishte krijuar këtë poemë pas një udhëtimi në Paris, ku ishte entuziazmuar nga Kulla Eiffel.

Presidenti francez, Emmanuel Macron i përgjigjet asaj me një poezi me 20 rreshta.

”…Ti mund të besosh tek unë!
Kam shumë për të të thënë.
Do të t’i shkruaj 20 rreshta… por kush do t’i lexojë?
Epo, unë e njoh një që do t’i lexojë vargjet e tua.
Vërtet? Kush? …”

Shkruar Nga
More from Revista User

Maska të vlefshme për mirëmbajtjen e fytyrës

Më poshtë po ju sjellim disa maska për fytyrën tuaj që do...
Read More