Tian bën gjashtë muaj, urimi emocionues i mami Tunës

Që prej ardhjes në jetë të Tian, jeta e Tunës duket se ka ndryshuar dukshëm. Dje vogëlushi ka festuar 6-mujorin e ardhjes në jetë dhe me këtë rast , mami Tuna ka menduar ta fiksojë përgjithmonë një moment të tillë kaq të rëndësishëm.

Tian 1

Picture 1 of 3

Në profilin e saj në Instagram shohim një foto mjaft të bukur, ku duket Tian mbi një xhez, me një buzëqeshje të plotë në fytyrë. Ndërsa më emocionuesi është mesazhi i mami Tunës në të cilin lexohet: “Pikërisht si në këtë foto, duke të vështruar ty teksa rritesh e ndyshon çdo ditë, duke me bërë mua të përjetoj çastet më të bukura në jetë. Ia ka vlejtur çdo shenjë në trup dhe çdo natë pa vënë gjumë në sy për ty bebushi im. Do të jesh gjithmonë djaloshi aventurier, kurioz dhe i qeshur siç sot.”

Ajo ka zgjedhur një formë mjaft të veçantë duke ia festuar ditëlindjen çdo muaj të voglit të saj.

Shkruar Nga
More from Revista User

Grabitet me armë një karburant në Tiranë

Një pikë karburanti është grabitur me armë mëngjesin e sotëm në Tiranë....
Read More