Tifozi i kuq ndahet nga jeta, mesazhi prekës i lojtarit të Tiranës: Për ty do mbështes nesër Partizanin

Partizani dhe mbështetësit e zjarrtë të klubit të kuq dje kanë humbur një tifoz dhe një shok të tyrin pasi Arjan Deraj ka pësuar arrest kardiak duke humbur jetën. Deraj njihej si një tifoz ‘ultras’ i klubit kryeqytetas dhe shumë që e njihnin kanë shprehur dhimbjen e tyre, përfshirë edhe shokun e tij Redi Vogli, basketbollisti i Tiranës.

Statusi i Redi Voglit

PERTEJ TIFOZLLIKUT!
Qofsh i Xhenetit vllai tem.Do me mungojne gallatat me ty(Ti morr i kuq e une mi bashkie)Zoti te meshirofte dhe ti japi durim familjarve…
Neshjen kunder Korces do jem me morrin vetem per ty!!!

Kujtojmë që nesër Partizani luan kundër Skënderbeut në “Selman Stërmasi” dhe në këtë sfidë Vogli do të bëjë tifo për të kuqtë në nderim të mikut të tij. Me dhimbjen e familjarëve bashkohet edhe redaksia ‘BalkanWeb’ duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta për humbjen e parakohshme të të ndjerit.

Shkruar Nga
More from Revista User

Rama për maturantët: Kini durim për raundin e dytë të regjistrimeve

Kryeministri Edi Rama u është drejtuar sot të gjithë maturantëve me një...
Read More