Tillerson e Putin nuk biseduan per takimin Trump-Putin

putin-dhe-tillerson-foto-arkivi

Kremlini tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, gjatë takimit në Moskë, nuk kanë diskutuar për perspektivat e një takimi midis Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, i bëri këto komente për gazetarët.

Ai tha se takimi i Putinit me Tillersonin, një ditë më parë, ka qenë “mjaft konstruktiv”.

Putin shpalosi “një analizë jashtëzakonisht të rëndësishme” të marrëdhënieve SHBA-Rusi, për të cilën shpreson se do t’i transmetohet Trumpit, tha Peskov. I pyetur nëse Putin dhe Tillerson kanë diskutuar mundësinë e takimit Putin-Trump, Peskov tha: “Jo”.

Shkruar Nga
More from Revista User

Si të konturoni hundën tuaj në 3 hapa

Kemi parë shumë video të “çmendura” në rrjete sociale , të cilat...
Read More