Tillerson lëshon mesazhin paralajmërues para largimit: Kujdes nga Rusia

 


Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson, i shkarkuar nga kjo detyrë, bëri një paralajmërim pas vendimit të presidentit Donald Trump.

Në një deklaratë për mediat ai nuk rezervoi ndonjë falenderim për zotin Trump dhe as nuk vlerësoi politikat e tij.

Në një vit detyrë, ish-shefi i ExxonMobil ka pasur një seri përplasjesh publike me Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump e shkarkoi nga detyra me një mesazh në Twitter, duke e zëvendësuar me shefin e CIA-s, Mike Pompeo.

Largimi i Tillerson ka trazuar politikën amerikane, me demokratët që thonë se është e pakuptimtë që amerikanët të merren seriozisht.

Duke folur me gazetarët, Tillerson tha se është bërë punë e mirë sa u përket marrëdhënieve me Kinën dhe Korenë e Veriut.

Por ai shtoi se: “Duhet bërë akoma më shumë punë për t’iu përgjigjur sjelljes trazuese dhe veprimeve të qeverisë ruse”.

Teksa fliste, Tillerson dukej i tronditur.

Ai kërkoi që presidenti të sigurojë qartësi në ditët në vazhdim.

Edhe pse ai nuk do të larghet zyrtarisht deri më 31 mars, zëvendësi i tij John Sullivan do të drejtojë Departamentin e Shtetit deri në konfirmimin e Mike Pompeo.

Shkruar Nga
More from Redaksia

Klaudia Pepa e bukur edhe pa tualet, shikoni videon e saj pas dushit…

Balerina shqiptare Klaudia Pepa, që prej kohësh është larguar drejt Italisë ku...
Read More